970×90
970×90
970×90
970×90

Grenell thotë “JO”, kur pyetet nëse do të ndihmojë VV-në e LDK-në

Grenell thotë “JO”, kur pyetet nëse do të ndihmojë VV-në e LDK-në

Ambasadori amerikan në Gjermani, që është edhe emisar special për Ballkan, Richard Grenell, duket se nuk i intereson shumë procesi i bisedimeve VV-LDK për krijimin e Qeverisë.


Kur u pyet nëse do të ndihmojë këto dy parti për të krijuar institucionet, ai u përgjigj shkurt “JO”, shkruan Reporteri.net.

Nëse jo për bisedimet VV-LDK, Grenell u shpreh i interesuar për bisedimet Kosovë-Serbi. Thaçi ka treguar se Grenell ka ardhur për këtë çështje në Kosovë.

“Kemi disa ide të cilat do t’i shtyejmë, janë shtytje ekonomike dhe në veçanti do të ketë vende pune. Presidenti Trump është i fokusuar tek vendet e punës kjo është aryeja pse kam ardhur këtu. Unë dua të fillojë të shikojë që të avancohet Kosova e po ashtu edhe Serbisë”, ka thënë Grenell.

Ndërkaq, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi konfirmoi se do të diskutohet vetëm për dialogun. Siç tha ai, me ambasadorin do të flas edhe për marrëveshjen përfundimtare.

“Vizita e Grenell është ekskluzivisht për dialogun Kosovë-Serbi, jo për politika lokale. Do diskutojmë për dialogun dhe çështjet me rëndësi jetike për vendin. Përsëri e theksoj se në lidershipin e presidentit Trump do ia arrijmë” , tha presidenti.

Thaçi shtoi se nuk ka mandat të meret me çështje të brendshme si koalicioni dhe qeveria e re.

Ndryshe, ambsadori Grenell erdhi me një orë vonesë në darkën me Thaçin, e cila vjen një ditë para se njeriu i Trump të takojë partitë politike.

Related posts