970×90
970×90

Grenell ia pëlqen postimin Veselit ku thotë se Kurti është rrenc

Grenell ia pëlqen postimin Veselit ku thotë se Kurti është rrenc

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Kadri Veseli, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti pas denoncimit që Ambasadori Richard Grenell i bëri atij në lidhje me përmbajtjen e telefonatës me zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë, reagim ky që u pëlqye edhe nga Grenell.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Kadri Veseli, ka thënë se ndjehet i tronditur që kryeministri Kurti, po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA’së.

“Jam i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së. PDK vlerëson punën e Ambasadorit Grennell për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është e përkushtuar në përpjekjet e SHBA-së për paqen në Ballkan”, ka shkruar Veseli.

Reagimin e Veselit në Twitter e ka pëlqyer edhe Ambasadori Richard Grenell.

Para disa javësh kryetari i PDK’së, Kadri Veseli e kishte paralajmëruar Ambasadorin Grenell se kryemi istri Kurti po e gënjente me qëndrimet e tij rreth taksës dhe dialogut.

Related posts