Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ka dalë me një reagim ndaj Joe Lockhart, ish-zëdhënësit të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, rreth marrëveshjes që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë.
Lockhart, i replikoi Grenellit në një cicërimë në të cilën i kishte kritikuar mediat amerikane që nuk kishin raportuar shumë për marrëveshjen e nënshkuar më 4 shtator.
“Kjo sepse të gjithë ju kani keqinterpretuar dhe askush nuk ju beson”, ka shkruar Lockhart në Twitter.
Pas kësaj Grenell i reagon atij duke i thënë se qartazi dëshiron konfikt të vazhdueshëm.
“Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i Bill Klinton është i mërzitur që Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapat e normalizimit ekonomik”.
“Ai qartazi dëshiron konflikt të vazhdueshëm”.
“Pse ata kaq gjatë u injoruan nga Washingtoni?”.
” Administrata Trump do të vazhdojë ta ketë Serbinë dhe Kosovën në top prioritet”, ka shkruar Grenell.