
Ambasadori Richard Grenell tha në konferencë për media:
Përshëndetje nga presidenti Trump, kam ardhë këtu me shumë shokë nga SHBA-të, përfshirë Adamin, që është njeri i parave, ne jemi duke lëvizur në atë drejtim. Administrata Trump është e përkushtuar në këtë. Jemi këtu, për të treguar përkushtimin tonë për marrëveshjen për normalizim ekonomik, e dimë se popullit të Kosovës i janë bërë shumë premtime në të kaluarën, jemi këtu për t’iu siguruar se SHBA, është këtu për ta mbështetur zbatimin e saj. Ne mund të lëvizim përpara me ekonomi. Falëminderit kryeministër, faleminderit president për të gjitha fjalët.
Presidenti Trump më ka thënë, shko dhe puno për të gjetur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me punët, ndihmoji ata të kenë punë. Duhet t’i lëmë anash pak cështjet politike dhe të krijojmë hapësirë për të rinjtë në këtë rajon që të kenë këtu familjet e tyre, të qëndrojnë këtu me familjet e tyre.