Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka vizituar sot Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është pritur nga ministri i ri, Bejtush Gashi.
Ambasadori Delawie e ka uruar ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.
Ai ka vlerësuar se është shumë i nevojshëm një përkushtim më i madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.
Delawie e ka ofruar përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Ndërsa ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, e ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ka kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.