Gentiana Gashi Pepaj është një grua e fuqishme dhe vizionare që po shkruan një kapitull të ri në politikën e Kosovës. E lindur në Llapushnik të Drenasit në familjen Gashi, në të cilën ishte e vendosur baza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës. Gentiana është e martuar në Istog me Leutrim Pepaj, ajo mishëron lidhjet e saj të forta me komunitetet që përfaqëson.
E edukuar për juridik në Universitetin e Prishtinës dhe me një karrierë të suksesshme si lidere në fushën e sportit ku drejton për rreth një dekadë klubin e karatesë E&E Wazari në Istog, ku edhe ka organizuar turne kombëtar dhe ndërkombëtar përmes tyre ka kontribuar në ndërkombëtarizimin e sportit vendor. Po ashtu, ajo ka qenë anëtare e përkushtuar e bordit të Federatës së Karatesë së Kosovës.
Gentiana është një zë i fuqishëm për avancimin e pozitës së grave , fuqizimin e rinisë dhe përmirësimin e sistemit arsimor dhe gjyqësor në Kosovë.
Gentiana nuk është thjesht një kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ajo është një nënë e përkushtuar e tre fëmijëve, motër e dëshmorit Mentor Naim Gashi që ka përjetuar humbje dhe sakrifica gjatë luftës së Kosovës dhe një lidere që beson se Kosova mund të lulëzojë përmes përfaqësimit të drejtë dhe veprimeve të guximshëm.
Me një vizion të qartë për të siguruar shkolla të sigurta dhe të disiplinuara, për të mbështetur ekonominë e të rinjve dhe për të fuqizuar gratë në politikë, Gentiana i bën thirrje qytetarëve të Kosovës të bëhen pjesë e ndryshimit.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, mbështetni Gentiana Gashi Pepaj me numër 87 në listën e AAK-së sepse ndryshimi fillon me ne!