970×90
970×90

Granit Xhaka, bënë veprimin e duhur

Granit Xhaka, bënë veprimin e duhur


Skuadra e Arsenalit sot shënoi fitoren e parë në kuadër të xhiros së parë në Premierligë, pasi mposhtën skuadrën e Neëcastle-it me rezultat minimal 0-1.


Golin e vetëm për skuadrën e Unai Emery e shënoi Aubameyang pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës nga Londra, shkruan Reporteri.net

Me të përfunduar ndeshja, tani më kapiteni i parë i Arsenalit, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për mediat angleze.

Xhaka ka folur rreth ndeshjes, por duke u treguar edhe një kapiten i vërtetë dhe taman si një shqiptar, duke mos harruar nëpër çka po kalojnë dyshja Ozil e Kolasinac.

“Natyrisht, ju e dini nëpër çka po kalojnë Mesut dhe Sead, nuk është aspak e lehtë për ta, kështu që ne dhamë gjithçka nga vetja dhe kjo fitore shkon për ta”, ka thënë Xhaka.

Kolasinac e Ozil janë sulmuar para disa javëve nga disa banditë në rrugët e Londrës, gjersa boshnjaku ishte treguar një trim i vërtetë duke arritur t’iu kundërvihej atyre.

Së fundmi, ata janë kërcënuar prapë se do t’i vidheshin gjithçka që posedojnë dhe nuk do të gjejnë rehati.

Gruaja e Kolasinac ka udhëtuar në Gjermani dhe kishte thënë se nuk do të kthehej më kurrë në Angli nga frika që kishte marrë./

Related posts