970×90
970×90

Grabitje në një pompë derivatesh në Gjakovë: Të armatosur bëjnë për spital punëtorin dhe vjedhin 435 euro

Grabitje në një pompë derivatesh në Gjakovë: Të armatosur bëjnë për spital punëtorin dhe vjedhin 435 euro


Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pompë derivatesh në fshatin Fshaj të Gjakovës.


Policia njofton se dy të dyshuar kanë rrahur punëtorin e pompës dhe nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur 435 euro, shkruan Reporteri.net.

Sipas policisë një nga punëtorët ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ende askush nuk është arrestuar lidhur me rastin.

Kujtojmë se javën e kaluar një grabitje e ngjashme kishte ndodhur në një pikë karburanti në fshatin Piranë të Prizrenit, ku po ashtu kishte mbetur i lënduar një punëtor.

Related posts