
Vazhdojnë grabitjet në Prishtinë.
Para pak minutash një filiale e rrjetit të marketeve ‘Meridian’, në lagjen Dardania është grabitur nga disa persona.
Burimet e KALLXO.com kanë konfirmuar se pas një ndjekje te rrezikshme policia ka arrestuar njërin nga personat e dyshuar.
Tek ta janë gjetur edhe disa mjete me të cilat dyshohet se eshtë kryer grabitja.