
Gold AG ka hedhur poshtë mundësinë të futet ndonjëherë në politikë.
Gold AG së fundi ishte fotografuar pranë Daut Haradinajt, me këtë rast u aludua në hyrjen e tij në politikë, shkruan lajmi.net.
Por, përmes postimit të fundit, reperi ka hedhur poshtë çdo mundësi që ta shohim në ndonjë post politik.
“Përkrahës i trimave gjithmonë, por në politikë asnjëherë”, ka shkruar Goldi.
Për ndryshe, Gold AG ka përmbyllur një sezon mjaft të suksesshëm si me koncerte ashtu edhe me këngë. /Lajmi.net/
