
Për kompaninë e makinave luksoze, Lamborghini, 2020-ta ishte viti më fitimprurës, pavarësisht mbylljes dy mujore të fabrikës italianë gjatë shpërthimit të pandemisë së coronavirusit. Edhe vetë shefi ekzekutiv Stephan Winkelmann thotë se është habitur.
Ndërsa shitjet ishin pak më të ulëta se një vit më parë, Lamborghini shiti gjatë 2020-tës super makina më të shtrenjta, të personalizuara, duke rritur fitimet.
Kina ka nxitur shumë kërkesa dhe do të kapërcejë Gjermaninë si tregun e saj të dytë më të madh këtë vit. Automjeti i ri sportiv i Lamborghini (SUV) quhet Urus dhe ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, duke zënë 59% të shitjeve të kompanisë në të gjithë botën vitin e kaluar.
Blerësit kinezë të makinave kanë krijuar një oreks për SUV ultra-luksoze nga Rolls-Royce, Bentley dhe Lamborghini.
“Urus po na jep qetësi në drejtim të kthimit të investimit dhe gjithashtu të fitimeve, dhe fitimet po na japin besimin për të riinvestuar në të ardhmen,” thotë Winkelmann.
Prodhuesi i makinave, i cili është në pronësi të Volkswagen, shiti 7,430 makina në të gjithë botën në vitin 2020, i dyti pas 8,250 veturave që dorëzoi në vitin 2019.
Kina pritet të bëhet tregu i dytë më i madh i kompanisë këtë vit, duke zëvendësuar Gjermaninë për herë të parë. SHBA është tregu më i madh i Lamborghinit, me shpërndarjen e 2,224 makinave në vitin 2020.
Sfida më e madhe për Lamborghinin është ndryshimi i rregulloreve dhe zhvendosja e automjeteve në elektrike. Lamborghini nuk ka njoftuar planet për një super veturë elektrike, megjithëse priten të reja në muajin Prill.