Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme në largim, Behgjet Pacolli sot do të ia dorëzojë detyrën ministrit të ri të MPJ’së, Glauk Konjufcës
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të MPJ’së, ku theksohet se me kërkesë të Pacollit, so do të bëhet pranim – dorëzimi i detyrës ministrore.
“Me kërkesë të Ministrit në largim, z.Behgjet Pacolli dhe Ministrit të ri, z.Glauk Konjufca, sot, e martë, datë 4 shkurt 2020, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ceremonia, do të mbahet në ora 13:00, në Sallën e Konferencave të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, bëhet e ditur në njoftimin e MPJ’së.
Glauk Konjufca u zgjodh Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e Kuvendit të Kosovës që u mbajt të hënën e 3 shkurtit.
Në këtë seancë, u votua qeveria e re e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, ndërkaq kryetare e Kuvendit u zgjodh Vjosa Osmani.
Ndërkaq, këta janë emrat e të gjithë ministrave të Qeverisë Kurti:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.