970×90
970×90

Gjykata Speciale shpallë Gucatin e Haradinajn fajtorë – 4 vjet e gjysmë burgim

Gjykata Speciale shpallë Gucatin e Haradinajn fajtorë – 4 vjet e gjysmë burgim

“Në emër të popullit të Kosovës, duke marrë parasysh të gjitha provat, trupi gjykues ju shpallë fajtorë”.

Kështu është marrë vendimi për dënimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale.

Ata janë shpallur në disa pika fajtorë, por jo edhe për pikën e aktakuzës “hakmarrje”.

Dënimi, nga gjashtë vjet sa kishte kërkuar prokuroria, është dhënë për 4 vjet burgim.

“Të akuzuarit vazhduan të shpërndajnë në shkallët të gjerë informacionin e mbrojtur që përfshinte emrat e qindra dëshmitarëve të mbrojtur. Ata e bënë këtë në mënyrë të përsëritur dhe me entuziazëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues në leximin e vendimit.

“Të akuzuarit nuk menduan për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre. Ata vepruan haptazi duke shpërfillur vendimet e kësaj gjykate. Trupi gjykues konstaton se nuk ka fajtorë të tjerë rëndues. Trupi gjykues konsideron si faktor lehtësues situatën familjare dhe gjendjen e tyre shëndetësore”.

Related posts