970×90
970×90

Gjykata Speciale nuk do t’i ‘kursejë’ zyrtarët e lartë të shtetit

Gjykata Speciale nuk do t’i ‘kursejë’ zyrtarët e lartë të shtetit


Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Zërin” se as zyrtarët tjerë të lartë në vend nuk duhet të befasohen nëse marrin ftesë nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se këtë gjykatë Kosova e ka dhuratë nga deputetët e vendit, shkruan sot gazeta Zëri.


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi së fundmi kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, ku do të paraqiten javën e ardhshme.

Pos tyre, nga kjo gjykatë mund të ketë ftesa edhe për zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit, ndonëse disa ftesa të reja për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, por të cilat ende po mbahen fshehtë.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se as zyrtarët tjerë të lartë në vend nuk duhet të befasohen nëse marrin ftesë nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se këtë gjykatë Kosova e ka dhuratë nga deputetët e Kosovës.

“Duke pasur parasysh ‘nderin’ e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të legjislacionit të vitit 2015, që më 3 gusht e kanë votuar Gjykatën Speciale, mendoj se nuk do të duhej që askush të befasohej, pa marrë parasysh çfarë funksioni kryen në Kosovë, nëse merr ftesë nga Gjykata Speciale. Është një e keqe që deputetët ia kanë bërë vetë shtetit të tyre”, ka thënë ai…

Related posts