
Gjykata Speciale e Hagës ka lëshuar një komunikatë adresuar mediave ku ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK’së dhe ish-epror i UÇK’së, në Zonën e Llapit.
Sipas komunikatës, aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.
Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.