970×90
970×90
970×90
970×90

Gjykata në Austri: Qytetarët kanë të drejtë t’ua çojnë gishtin e mesit politikanëve

Gjykata në Austri: Qytetarët kanë të drejtë t’ua çojnë gishtin e mesit politikanëve

Qytetarët kanë të drejtë të ua “çojnë gishtin” ose të betohen për politikanët për sa kohë që ata kanë një justifikim pas veprimit, ligj ky i vendosur në një gjykatë austriake.
Zëvendëssekretari austriak Heinz-Cristian Strache kishte akuzuar një grup aktivistësh ekstremistë për “fyerje publike” pasi që ishte publikuar një video në mediet sociale që e sulmonte atë.

Megjithatë, gjykata e apelit në Vjenë e hodhi poshtë ankesën në baza të lirisë së shprehjes, transmeton gazetametro.net

“E drejta për një opinion politik, provokues dhe tronditës është një pjesë themelore e lirisë së shprehjes”, ka vendosur gjykata, duke konfirmuar një vendim të mëparshëm nga një gjykatë më e ulët.

The Linkswende Jetzt, ose Left Now, grupi i cili kishte bërë një video që ofroi një sërë arsyesh për përkrahësit për të deklaruar “Fuck Strache” dhe për të ngritur gishtat e tyre të mesit te lideri i partisë së djathtë ekstreme Freedom.

Related posts