970×90
970×90
970×90
970×90

Gjuriqi nesër vjen në Kosovë

Gjuriqi nesër vjen në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, do të vjen sërish në Kosovë.

Kësaj radhe, ai ka marrë leje nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës dhe nesër (e shtunë) do të jetë në vendin tonë për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, ku do të qëndrojë dy ditë.

Këtë për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behxhet Pacolli.

“Kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse. Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron. Rregullat do t’i respektoj ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë Zyberaj.

Në vizitën e tij të fundit në Kosovë, Gjuriq ishte arrestuar dhe dëbuar për në Serbi nga Policia e Kosovës, pasi kishte hyrë në

Related posts