970×90
970×90
970×90
970×90

Gjuriq vazhdon ‘tregimet përrallore’: Kështu u përplasa me delegacionin kosovar në Bruksel!

Gjuriq vazhdon ‘tregimet përrallore’: Kështu u përplasa me delegacionin kosovar në Bruksel!

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka vazhduar të tregojë ‘rrëfimet e tij imagjinare’ rreth takimit të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Sipas tij, tensioni ndërmjet dy palëve erdhi pasi delegacioni nga Prishtina s’kishte sjellje të duhura, respektivisht Bekim Çollaku shprehu nervozizëm të tepruar.

“Unë qesha… e pikërisht pas këtij gjesti shqiptarët më kërcënuan me tonë të lartë”, tha Gjuriq.

Qeshja ishte një reagim ironik ndaj kërkesave joreale të delegacionit të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i cili konfirmoi se në takim ishin, përpos dy presidentëve, edhe Gjuriq, Çollaku, shefja e diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini dhe Angelina Ajnhorst.

“Në gjysmën e takimit u thash: Kjo është hera e fundit që kërcënonin fizikisht dikë. Mos e bëni më këtë, njerëzit e lartë nuk flasin në mënyra të tilla. Nëse ju vazhdoni kështu, unë ju them më nuk do të jeni në gjendje ta bëni”, u shpreh ai.

Related posts