Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pritet të vijë në Kosovë.
Burime të Kallxo.com kanë treguar se Gjuriq sot do të mbajë një takim në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut.
Qëndrimi i Marko Gjuriqit në Kosovë është paraparë të mbahet nga data 29 deri më 31 janar.
Pas takimit në Qendrën e Studentëve, Gjuriq do të vizitojë edhe Manastirin në Banjskë.
Kallxo.com merr vesh se për vizitën e tij, Marko Gjuriqit i është dhënë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.