970×90
970×90
970×90
970×90

Gjuriq nuk komenton “planin” amerikan: Serbia e ka “paketën serbe” për Kosovën

Gjuriq nuk komenton “planin” amerikan: Serbia e ka “paketën serbe” për Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka  refuzuar të komentojë pretendimet e planit të administratës amerikane për Kosovën në katër pika, duke thënë se vendi i duhur për këtë pyetje është Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Nuk do të doja sot të flas shumë për politikë. Vetëm mund t’ju them se për këtë ju duhet të pyesni Departamentin e Shtetit, në qoftë se dikush di diçka në lidhje me këtë,  janë ata. Kjo është e gjitha që unë mund të them. Sigurisht se ne kemi paketën serbe për Kosovën, por kjo është pakoja jonë “, tha Gjuriq sot në Prilluzhë të Vushtrrisë, pasi dhuronte një automjet në terren në Qendrën për Punë Sociale në atë fshat, përcjell Telegrafi.
Sipas “Tanjugut” Gjuriq ka përsëritur se Serbia e ka “paketën serbe” për Kosovën, duke shtuar se për paketën amerikane, duhet të pyetet Departamenti i Shtetit.Sipas mediave serbe , SHB-të  kanë përgatitur një “paketë” të veçantë për Kosovën që do t’i prezantohen Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë javëve të ardhshme.
Dokumenti i SHBA ka të bëjë drejtpërdrejt me statusin e Kosovës dhe sipas disa njoftimeve, mund të përcaktojë drejtimin e mëtejshëm strategjik të Serbisë.
Gjuriq po qëndron sot në Kosovë me leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. /Telegrafi/

Related posts