970×90
970×90
970×90
970×90

Gjoshi: Albin Kurti po e rritë fuqinë e Beogradit në Kosovë

Gjoshi: Albin Kurti po e rritë fuqinë e Beogradit në Kosovë

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar ashpër për rritjen e numrit të ministrive që ka propozuar kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ku sipas propozimit të tij tani 2 prej tyre do t’ua jep Listës Serbe.

Gjoshi la thënë se me këtë propozim Albin Kurti po tregohet pazargji dhe po e rritë fuqinë e Beogradit në Kosovë.

“Sot në 14 janar Albin Kurti po e tregon fytyrën e vërtetë. Ai sot propozoi që të rritet fuqia e Serbisë dhe Aleksandër Vuqiqit në Kosovë, duke ia premtuar jo vetëm 1 ministri, por 2 të tilla. Në fillim Albin Pazargjiu deklarohej se nuk negocion dhe nuk e përfshin Listën Serbe në Qeveri, më vonë ai ndryshoi duke i ofruar 1 ministri, e sot ia bëri edhe 1 dhuratë. Marko Gjuriq besoj se tash veç e ka falënderuar Kurtin dhe Sveqlën”, ka thënë ndër të tjera Gjoshi.

Reagimi i plotë i Betim Gjoshit:

Albin Pazargjiu po e rritë fuqinë e Beogradit në Kosovë

Këta patriotët e rrejshëm të strehuar në Vetëvendosje në krye me pazargjiun Albin Kurti, nuk kanë lënë ditë pa u deklaruar kundër Listës Serbe.

Për patriotin e rrejshëm Albin Kurti partia Lista Serbe është zgjatim i pushtetit të Aleksandër Vuqiqit dhe Serbisë. Kur kjo parti bëhej pjesë e Qeverisë së Kosovës ky patriot i rrejshëm dhe pazargji deklaronte se po e ktheni kokën nga Beogradi.

E çka tash?

Sot në 14 janar Albin Kurti po e tregon fytyrën e vërtetë. Ai sot propozoi që të rritet fuqia e Serbisë dhe Aleksandër Vuqiqit në Kosovë, duke ia premtuar jo vetëm 1 ministri, por 2 të tilla.

Në fillim Albin Pazargjiu deklarohej se nuk negocion dhe nuk e përfshin Listën Serbe në Qeveri, më vonë ai ndryshoi duke i ofruar 1 ministri, e sot ia bëri edhe 1 dhuratë. Marko Gjuriq besoj se tash veç e ka falënderuar Kurtin dhe Sveqlën.

Albin Kurti është e qartë se emrin e vërtetë e ka Albin Pazargjiu dhe Patrioti i Rrejshëm. Parimet e tij tash kanë vdekur akoma pa u bërë Kryeministër. Në fakt këto parime nuk kanë ekzistuar asnjëherë, por ato kanë vdekur për njerëzit që i besuan.

Me Albin Kurtin Serbia më nuk është shtet armik për Kosovën. Ai po negocion më paqësisht me Listën Serbe të Aleksandër Vuqiqit dhe ende nuk e dijmë se deri ku shkon skenari i tij i rrezikshëm.

Related posts