Qytetarët në Gjermani janë zgjuar më me shpresë sot. Heqja e akcizës nga autoritetet gjermane për derivate ka bërë që të ulen çmimet e tyre ndjeshëm.
Mesatarisht 17 cent është shifra e rënies së naftës në pompat e derivateve në Gjermani, ndërsa benzina ka rënë për 35 cent, shkruan Indeksonline.
Aktualisht çmimi i litrës së naftës në Gjermani po sillet nga 1.97 deri në 2.01, ndërsa i benzinës nga 1.99 deri në 2.03.
Rënia e çmimeve ka bërë që zvicranët e holandezët të mësyejn më të madhe mbushjen e veturave me derivate në qytetet afër kufijve të tyre.
Masat e marra nga shteti gjerman do të zgjasin deri me 1 shtator, koha kur shumica e qytetarëve pritet të kryejn pushimet.