970×90
970×90

Gjermania lehtëson rregullat për punësimin e të huajve

Gjermania lehtëson rregullat për punësimin e të huajve

Partitë në pushtet hartuan një projektligj të ri që lehtëson hyrjen e kësaj kategorie shtetasish për arsye punësimi, megjithatë jo të gjithë do të mund të përfitojnë nga rregullat e reja.

Ministria gjermane e Punëve të Brendshme, ajo e Punës dhe ajo e Ekonomisë, ranë që të tria dakord me rregullat e reja, një kompromis i arritur parimisht në tetor, duke i dhënë fund kështu mosmarrëveshjeve të gjata brenda koalicionit qeverisës.

Sipas të përditshmes “Süddeutsche Zeitung”, një prej hapave më të rëndësishëm është heqja dorë prej legjislacionit që i kërkon punëdhënësit të provojë se as një shtetas gjerman, e as një shtetas i BE-së nuk gjendet dot për të zënë një pozicion përpara se ai t’i ofrohet një tjetër emigranti, transmeton tch.

Ligji i ri do të lehtësojë gjithashtu kufizimet e lidhura me përparësinë e dhënë profesioneve që kishin më shumë vende të lira sesa aplikantë, siç është kujdesi për të moshuarit.

Do të vendosen ndërkohë edhe norma për t’i lejuar atyre që përfundojnë shkollimin profesional në Gjermani që të kenë kohë në dispozicion për të gjetur një punë.

Sipas gazetës “Handelsblatt” megjithatë, disa vende pritet të përjashtohen nga këto rregulla.

Qeveria gjermane ende nuk ka publikuar një listë, por nga sa pretendon e njëjta gazetë, në të ka gjasa të përfshihen vendet e origjinës së shumë azilkërkuesve.

Related posts