970×90
970×90
970×90
970×90

Gjermania konfirmon se do të sjellë ushtarë shtesë në Kosovë

Gjermania konfirmon se do të sjellë ushtarë shtesë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka konfirmuar se vitin e ardhshëm shteti gjerman do të dërgojë 150 trupa shtesë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën, Baerbock ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga një fije.

“Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije”, tha ajo.

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO dhe të BE-së shkojnë dorë për dore. Misioni i EUFOR ofron siguri në Bosnjë e Hercegovinë, dhe NATO_KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, ka deklaruar Baerboc

Related posts