Gjermania ia dhuron Kosovës 15 respiratorë në vlerë 500.000 euro
Gjermania do t’ia dhurojë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) 15 respiratorë. Dhurimin e 15 respiratorëve për QKUK-në në mëngjesin e sotëm tek administrata e QKU-së do ta bëjë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Gjatë dhurimit të respiratorëve do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.