970×90
970×90

Gjergj Dedaj “sulmon” Pal Lekajn

Gjergj Dedaj “sulmon” Pal Lekajn

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj i ka dal në mbrojtje ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, pasi ky i fundit mori disa kritika rreth akuzave ndaj veteranëve të UÇK-së.

“Ambasadori i Zvicrres, ne Kosove, Sh.T.Jean Humbert Lebet, ka te drejte”, ka shkruar shkurt dhe qart Dedaj

Ndërkohë, zyrtari i lartë i AAK-së, njëherësh ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një emisionin televiziv ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”.

Lekaj theksoi se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha cu letrën e largimit”, ka deklaruar ai.

Related posts