Gjenerali Rrahman Rama duket se këtë të shtunë ua ka dedikuar shokëve të luftës.
Pas takimit të mëngjesit me ish-ushtarët e Zonës Operative të Shalës, ka takuar sot shokët e luftës nga Prishtina e Pantina, shkruan “Jepi zë”.
“Edhe mbrëmjen e sotme e kalova me shokë të luftës. Në Prishtinë e Pantinë biseduam gjerë e gjatë me burrat që i qëndruam pranë njëri-tjetrit në vitet më të vështira.
Kënaqësi e madhe sa herë që ulemi bashkë dhe flasim me shpresë se Kosovës po i vijnë ditë më të mira!”, ka shkruar Rama.