Në një atmosferë të mbushur me krenari dhe respekt, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjeneral, Fadil Hadergjonaj u prit në odën që mban emrin e heroit të betejës së Koshares, Xhevat Nitaj, shkruan Gazeta Projekti.
Në këtë takim, ai shprehu mirënjohjen dhe respektin për mikpritjen dhe nderimin e burrave të Vokshit, një fshat i njohur për historinë, trimërinë, besën dhe bujarinë e tij.
“Sonte në odën e trimit të betejës së Koshares, Xhevat Nitaj, u ndjeva tepër krenar me pritjen dhe nderimin që na bënë burrat e Vokshit. Krenari dhe mburrje që jam biri i juaj!” – shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
LDK vazhdon takimet me qytetarët në mbarë Kosovën, duke prezantuar programin e saj dhe duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet e ardhshme.