970×90
970×90
970×90
970×90

Gjendja në veri, Thaçi ndryshon agjendën

Gjendja në veri, Thaçi ndryshon agjendën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte planifikuar që të merrte pjesë sot gjatë ditës në tubimin përkujtimor të organizuar për 19 vjetorin e masakrës në Krushë të Vogël. Por momentet t fundit presidenti, e anuloi vizitën e tij në këtë ngjarje. Besohet se shkak i anulimit është gjendja në veriun e Mitrovicës.
Lajmin për anulimin e vizitës në Krushë e ka bërë të ditur vet zyra e presidentit Hashim Thaçi, nëpërmjet postës elektronikë.

“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimit të agjendës, presidenti Thaçi nuk mund të marrë pjesë në tubimin përkutimor të organizuar për 19 vjetorin e masakrës në Krushë të Vogël”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkohë sot në orët e hershme dhjetëra pjesëtarë të policisë së Kosovës i janë mësyrë veriut. Policia ka bërë të ditur se gjenden në veri për të ndaluar hyrjen e mundshme në territorin e Kosovës të drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq

“Sipas informacioneve dhe deklarimeve të vetë zyrtarëve serbë, të njëjtit kanë deklaruar se edhe përkundër vendimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalim të hyrjes së tyre, ata do të realizojnë vizitën e tyre të planifikuar në veri të Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./Express/

Related posts