
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.
Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë si dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë, raporton lajmi.net.
Gjatë ditës së sotshme në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serb të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit janë plagosur të paktën dy policë të Kosovës.
Ndërkohë aksioni i policisë është ende duke vazhduar. /