Një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jetë në fshatin Strellc të Deçanit.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i njëjti është gjetur nga disa kalimtarë të rastit dhe është dërguar në Spitalin e Pejës.
Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Me konsultim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.