970×90
970×90
970×90
970×90

Gjashtë të vdekur dhe 860 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Gjashtë të vdekur dhe 860 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa janë konfirmuar 860 raste të reja.

IKSHPK njofton se  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 860 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, njofton Gazeta Projekti.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.106.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 287 raste, Gjilan 69 raste, Gjakovë 63 raste.

Mitrovicë 57 raste, Pejë 52 raste, Ferizaj 41 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 35 raste.

Fushë-Kosovë 30 raste, Lipjan 28 raste, Kamenicë 24 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 18 raste, Istog 17 raste.

Vushtrri 16 raste, Klinë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Shtime 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 4 raste.

Graçanicë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rat komunat Dragash dhe Kllokot.

IKSHPK kërkon nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Andaj rekomandojmë edhe një herë:

1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

Related posts