Gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Në të gjitha këto raste burrat kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Deçanit dhe Leposaviqit.
Njoftimi:
Prishtinë 05.01.2024 – 00:30. Ankuesja femër kosovare raporton se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj, ankueses i është ofruar tretmani mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Lipjan 05.01.2024 – 13:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Ankueses i është ofruar tretmani mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.
Fushë Kosovë 05.01.2024 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Deçan 05.01.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Deçan 05.01.2024 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 44 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Leposaviq 05.01.2024 – 14:27. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike, duke e shqetësuar dhe kanosur përmes telefonit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.