Sot nga ora 16:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës me vetëm një pikë të rendit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Pro kësaj marrëveshje, votimi i së cilës është zvarritur tash e tri vite, janë shprehur të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës si dhe LDK-ja, derisa e kanë kundërshtuar ata të Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe Grupi i deputetëve të pavarur. Ende nuk dihet a janë siguruar të gjitha votat për ratifikim.