970×90
970×90

Giannis dhuron 100 mijë dollarë: Është më shumë se basketbolli, dua të ndihmoj njerëzit

Giannis dhuron 100 mijë dollarë: Është më shumë se basketbolli, dua të ndihmoj njerëzit

Ylli i Bucks ka shprehur gatishmërinë të dhurojë rreth 100 mijë dollarë për të ndihmuar stafin e Bucks.

Ai ka insistuar se kjo situatë shkon përtej basketbollit dhe ka thënë se dëshiron të ndihmojë njerëzit.

“Është më e madhe se basketbolli! Dhe gjatë kësaj kohe të vështirë, unë dua të ndihmojë njerëzit që bëjnë më të lehtë jetën time, jetën e familjes sime, jetën e shokëve të skuadrës. Unë dhe familja ime dhurojmë 100 mijë dollarë për stafin e Fiserv Forum. Ne mund t’ia dalim së bashku” ka thënë shkruar Giannis në ‘Twitter’.

Hapat e njëjtë sikur MVP i ka bërë edhe Kevin Love i Cleveland Cavaliers, duke dhuruar shumën e njëjtë. 

Related posts