
Getoar Selimi, në emisionin Zemër Luana ka rrëfyer një detaj nga jeta e tij, me të cilin ka tërhequr vëmendjen.
Gjatë një loje dy vogëlushe u bënin pyetje, një ndër pyetjet për Getin ishte: Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë?
Për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë për të cilën sot është gjithçka në rregull, ama në momentin e parë që ka marrë Marget në krah ka harruar çdo gjë dhe ka menduar se çdo gjë do shkojë në rregull.
Ka qenë ky një moment mjaft emocionues, edhe pse Geti nuk ka dashur ta prek më tej këtë moment, gjithsesi ishte një rrëfim tepër i ndjerë.