970×90
970×90

Getinjo publikon këngën e re “Ali Baba”

Getinjo publikon këngën e re “Ali Baba”


Tashmë është bërë zakon që projektet para se të publikohen të shpërndahen fillimisht përmes mediave sociale, e më pas edhe në rrjetin e shpërndarjes së videove, YouTube.

Kjo së fundmi ka ndodhur edhe me këngët e reperit Getinjo, të cilat janë lansuar në platforma muzikore pa miratimin e autorit.

Marrë parasysh këto, 29-vjeçari vendosi që mbrëmë të publikoi këtë këngë në versionin audio, të shoqëruar me një video mjaft atraktive.

Kënga e tij është punuar në “2Euro Gang” – studion e Getinjos dhe Mozzikut, teksa për instrumentalin janë përkujdesur Celaya Drums dhe Dj Money.

Besohet se projekti do të mirëpritet nga publiku, megjithëse reagimet e para të fansave janë tejet pozitive.

Pas rikthimit në trojet shqiptare, Getinjo po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.

Related posts