970×90
970×90
970×90
970×90

Getinjo dhe Mozzik insistojnë në autorësinë e këngës “Madam”: Teksti dhe vija melodike janë të Mozzikut dhe do të jenë përjetë

Getinjo dhe Mozzik insistojnë në autorësinë e këngës “Madam”: Teksti dhe vija melodike janë të Mozzikut dhe do të jenë përjetë

Vazhdon të jetë e përfolur fshirja e këngës “Madam” të reperit Mozzik nga kanalin YouTube.

Arsyeja pse kjo këngë është fshirë ka qenë një denoncim i dyshes Zzap dhe Chriss, të cilët e akuzojnë atë për vjedhje të vjedhje autorësisë, pasi sipas tyre, kënga “Madam” është punuar në studion “ON Records”, gjatë kohës sa ata ishin pjesë.

Këtë gjë, producentët e bënë të ditur përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social Instagram.

Edhe "ON Records" reagojnë rreth këngës "Madam" duke e quajtur prodhim të tyrinEdhe “ON Records” reagojnë rreth këngës “Madam” duke e quajtur prodhim të tyrin

E, lidhur me këtë, Telegrafi ka kontaktuar me reperët nga Ferizaji, për t’i pyetur rreth kësaj çështje.

Reperi Mozzik nuk deshi të zbulojë më shumë nga ajo çfarë ka reaguar në Instagram, gjersa Getinjo ka thënë se autorësia e këngës “Madam” është krejtësisht e vëllait të tij.

“Kënga është punuar gjatë kohës sa ishim në studion ‘ON Records’, por më pas ata nuk ia kanë shpërfillur duke e quajtur si një vijë melodike bajate, dhe aso kohe nuk është publikuar. E tani Mozzik e ka përpunuar vet, ndërsa instrumentalin e kanë realizuar dy producentë gjerman”, ka thënë Getinjo për Telegrafin.

Getinjo (Foto: Instagram)

Tutje, reperi ka treguar se kënga “Madam” pritet të publikohet së shpejti në kanalin YouTube pas fshirjes, ndërsa insiston se autorësia është tërësisht e Mozzikut.

“Teksti dhe vija melodike e këngës “Madam” janë të Mozzikut, dhe do të jenë të tijat përjetë”, ka përfunduar Getinjo për Telegrafin.

Mozzik (Foto: Instagram)

Ndër vite, dy reperët e njohur Mozzik dhe Getinjo kishin bashkëpunuar me dyshen Zzap dhe Chriss sa ishin pjesë e studios “ON Records”, gjersa në janar të këtij viti, ata morën një vendim të befasishëm duke e braktisur studion, nga e cila zhvilluan karrierën e tyre për shumë vite.

Duket se një situatë e tillë rreth autorësisë do të përfundojë në procedurat gjyqësore dhe legjitime, derisa fansat presin së shpejti publikimin e këngës sërish në YouTube.

Related posts