Lajmi se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla se ajo ka kërkuar largimin e Ambasadorit gjerman nga Kosova, e ka mohuar kjo e fundit përmes një statusi në rrjetin e saj, Facebook, shkruan Gazeta Projekti.
“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.
Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock. Marrëzia nuk paska fund”, ka shkruar Gërvalla.