970×90
970×90
970×90
970×90

Gërvalla i del në krah Osmanit: Askush mos të mendojë se do të mund ta rrezikojë procesin zgjedhor

Gërvalla i del në krah Osmanit: Askush mos të mendojë se do të mund ta rrezikojë procesin zgjedhor

Kandidatja për deputete nga lista “Guxo”, Donika Gërvalla, i ka dalë në mbështetje u.d., e presidentes, Vjosa Osmani, e cila reagoj ndaj KQZ-së, duke thënë se ‘ajo çka ngjau dje në KQZ e lëndoi procesin zgjedhor, nëse ndodh prapë marr masa’.

Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook, tha se Osmani tha mesazh të fuqishëm dhe të urtë drejtuar qytetarëve të Kosovës.

E SPONSORUAR

Mes mushkërive të qytetit e freskëisë së liqenit – kjo është Marigona Hill!

“Askush mos të mendojë që do të mund ta rrezikojë procesin zgjedhor edhe pse përpjekjet për ta arritur këtë janë të shumta dhe të tejdukshme”, tha ajo.

Më tej shtoi se qytetari vendos më 14 shkurt se kush do ta qeverisë këtë vend dhe kush do të jetë President i këtij vendi pas zgjedhjeve.

“Askush tjetër. As Valdete Daka me sjelljet e saj skandaloze dhe tërësisht të politizuara, as Isa Mustafa me deklaratat e tij, të cilat përveç përfaqësuesve të disa mediave nuk i dëgjon bash askush, as PDK-ja me pseudospecialistët e saj që irritojnë publikun me pseudoekspertizat e tyre të gabuara”, tha tutje.

“Dikujt po i dridhet toka nën këmbë nga uragani i fuqishëm i vullnetit qytetar që po vjen më 14 shkurt. Me shumë qetësi dhe optimizëm mezi po e presim atë datë. Të gjithë bashkë guxojmë krejt dhe drejt”, tha Gërvalla.

Related posts