970×90
970×90

Gërvalla: E them me përgjegjësi, liberalizimi i vizave nuk është larg

Gërvalla: E them me përgjegjësi, liberalizimi i vizave nuk është larg

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla vlerëson se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk është larg.

Gërvalla thotë se është optimiste sa i përket liberalizimit të vizave, por megjithatë thotë se gjërat edhe mund të ndryshojnë e të ketë surpriza.

“Unë mendoj që kemi bërë një rrugë të mirë dhe të presim tani se si do të jetë takimi i radhës më 13 tetor…Jam e sigurt, që edhe nëse nuk lëviz në këtë datë, liberalizimi i vizave nuk mund të jetë larg. Unë personalisht jam optimiste, unë gjithmonë besoj në rrjedhjen e mirë të gjërave dhe në anën tjetër edhe ne do të jemi të kujdesshëm që të mos zgjojmë një pritje të jashtëzakonshme, nëse procesit nuk i kemi të verifikuara 100 për qind”

“Unë ju them me përgjegjësi që nuk është larg, por asnjëherë nuk e dim kur në një tavolinë ulen shumë shtete që kanë të drejt t’i shfaqin vendimet e tyre”, tha Gërvalla në RTK.

Gërvalla gjithashtu ka rrëzuar pretendimet e Serbisë se aplikimi i Kosovës është hequr nga agjenda për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ne kemi vendosur ta dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në maj dhe ka lëvizje në aspektin e trajtimit. Delegacioni ynë nga Kuvendi i Kosovës për herë të parë do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare me të drejtë të plotë fjale dhe ky është një progres i mirë”, ka thënë kryediplomatja kosovare.

“Besoj se Kosova do të shënojë një prej rekordeve për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës sepse mendoj se edhe atmosfera por edhe progresi i Kosovës e mundëson një gjë të tillë“, ka shtuar ministrja.

Related posts