
Gentian Cena i cili ka lindur në Gjermani, si duket e ka shfrytezuar mirë mundesinë e shtetit gjerman. Ai, me sukses ka kryer studimet në fushën e stomatoligjisë duke u bërë sot një nga dentistët më të kërkuar në qytetin e Gelsenkirchen. Shkruan GazetaProjekti.
Profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj profesionit, ka bërë që në ordinancën e tij ” Ge.Lacht” të ketë klientë me famë, sidomos futbollistët, Leroy Sane, Sead Kolasinac, Julian Draxler, janë që kanë fituar besimin e Gentianit. Ai është veç 36 vjeç dhe me prejardhje është nga Peja. Vlenë të theksohet se Gentian Cena është vëllau i modeles së njohur, Ariana Cena e cila është imazh i shumë brendeve botërore, reklama të cilat vazhdojnë të shfaqen në televizionet më prestigjioze në Gjermani. Me krenari mund të thuhet se vlla e motër nga Kosova tashmë janë personat e respektuar në komunitetin gjerman //GazetaProjekti//





