
Genta Ismajli është në lidhje me milionerin turk.
Këtë gjë, tashti çifti s’e mban të fshehtë, pasi Genta publikon shumë fotografi me të, shkruan Indeksonline.
Së fundi ajo ka ndarë disa fotografi në Instagram, ku shihet afër të dashurit të saj, në një helikopter privat, teksa shohin Chicagon.
“Cdo storje e dashurisë është e bukur, por e jona është e preferuara”, ka shkruar Genta.
Tashmë Genta e ka prezantuar të dashurin edhe me familjen e saj.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihen e tërë familja e Gentës, dhe i dashuri i saj.