
Genta Ismajli përmes rrjeteve sociale ka njoftuar që shumë shpejt vjen me projekt të ri, shkruan lajmi.net.
“Zjarr” titullohet kënga e re e Gentës, të cilës do t’ia shoqërojë edhe videoklipin, në të cilin vjen tejet joshëse.
Në fotografinë e fundit që ndau me ndjekësit, këngëtarja ka shkruar se tashmë ka filluar numërimi nga prapa për këngën e re, por nuk ka dhënë datën e publikimit.
Për ndryshe, “Papi” titullohet projekti i fundit nga Genta, që u prit mirë në publik. /

20:31 | 03/23/2019