Të gjithë mendonin se këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte vetmja që ka bërë ndërhyrje në gjoksin e saj, duke e zvogëluar atë.
Por në fakt, duket se një operacioni të tillë i është nënshtruar edhe këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli.
E ftuar në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, këngëtarja e ka pohuar një të tillë, ndërsa ka treguar me shaka arsyen që e ka çuar drejt kryerjes së këtij operimi.
“E kam zvogëluar se më ka penguar. Më kishte marrë malli ta shihja barkun tim”, ka thënë duke qeshur Genta.
E njëjta, së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Thyhet zemra”, një këngë e zhanrit baladë.
Genta shquhet për fizikun dhe energjinë e saj skenike në çdo paraqitje të sajën.