970×90
970×90

Genta Ismaili tranon Instagramin me foto gjysëm-nudo

Genta Ismaili tranon Instagramin me foto gjysëm-nudo


Vazhdon të mbetet njëra prej këngëtareve më të dashura për publikun, pavarësisht se është pjesë e tregut muzikor prej vitesh.

Fjala është për artisten nga Gjilani, Genta Ismajli, e cila thuajse në çdo postim të saj rrëmben vëmendje, duke vënë në pah linjat atraktive.

Së fundmi, e njëjta është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi në Turqi dhe nga atje nuk ka hezituar të ekspozojë fizikun joshës.

Ajo ka hedhur një fotografi nga shtrati në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, derisa shfaqet tërheqëse në kostumin prej leopardi.

Genta nuk ka vënë ndonjë përshkrim më shumë, duke u lënë hapësirë fansave për reagime rreth kësaj pamje atraktive.

“Zjarr” përndryshe mbetet projekti i fundit i lansuar nga këngëtarja shqiptare, të cilin e solli në muajin mars dhe mori mbi dy milionë shikime.

Veç tjerash, Genta akoma dhuron spektakël me paraqitjen e saj ekstravagante në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

Related posts