970×90
970×90

Gent Cakaj zyrtarizohet ministër i jashtëm me delegim në Qeverinë e Shqipërisë

Gent Cakaj zyrtarizohet ministër i jashtëm me delegim në Qeverinë e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar sot se ai do të jetë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, kjo pas pengesës së madhe që ju bë kosovarit Gent Cakajt nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Transmeton GazetaProjekti.

Por, mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga Presidenti Meta, duket se nuk ka mundur të ndalë Ramën që të gjejë forma të tjera ligjore dhe t’ia mundësojë Gent Cakajt që ta merrë këtë detyrë.

GazetaProjekti ka mësuar nga burimet e saja brenda Qeverisë Rama, se Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm me delegim të kompetencave nga Qeveria, kurse Rama do të jetë “de jure” ministër dhe Kryeministër.

“Rama i merrë punët e Jashtme, ndërsa në praktikë punët ja le zëvendësministrit aktual që është Gent Cakaj”, tha burimi që i bie se ministër do të jetë Gent Cakaj.

Po ashtu Rama në një postim në Twittere ka konfirmuar lajmin duke treguar se ai do të mbajë dy pozitat deri në vendimin e një Gjykate të re Kushtetuese.

“Presidenti s’e ka zhdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës, që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama në Twitter.

Related posts