Ministri shqiptar, Gent Cakaj në emisionin “Opinion” me Blend Fevizun ka rrëfyer për takimin e parë me Kryeministrin Edi Rama.
“Me kryeministrin kam pasur komunikim me të hershëm së angazhimi im. Edi Rama natyrshëm disponon një rrjet të gjerë komunikimi dhe unë si student i dalluar, kabineti i tij zgjoi interes për mua. Unë u kontaktova nga kabinteti i tij dhe më pas rastisi të takohem me Edi Ramën. Unë më Ramën jam takuar nëpërmjet shefes së kabinetit të Ramës. Fillimisht, nuk e kam takuar personalisht, por kemi mbajt kontakte me kabinet. Nuk është që Rama me ka gjetur mua, apo unë e kam gjetur atë. Jo për ta lëvduar Ramën, por ai iu jep hapësirë studentëve të shkëlqyer dhe pas disa takimesh me njerëzit përreth tij, jam takuar me të”, ka thënë Cakaj, raporton Indeksonline.
Ai ka treguar edhe për arsyejet se pse i është bashkuar kabinetit të Kryeministrit Rama.
“ E para, ndoshta mund të tingëlloj si demagogji e rastit, por unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe kam dashur që përvojën e akumuluar në perëndim dhe pasionin për politikën të lidhi me vendin e origjinës. Pra, të kontribuoj këtu. Arsyeja tjetër është vlerësimi për kryeministrin si reformator i jashtëzakonshëm. Sa më shumë që e kam njohur, aq më shumë jemi ofruar. Unë për një vit e kam shoqëruar atë në takime të rëndësishme, e kam përcjell procesin e integrimeve evropiane. Dhe unë besoj në punën e palodhshme që ai bënë për vendin”, ka shtuar tutje Gent Cakaj./