
Meta miraton të gjitha propozimet e Ramës për lëvizjet në qeveri.
Vetëm pak orë pasi kishte marrë në dorë propozimet e Ramës për ndryshimet ne kabinetin qeveritar, kreu i shtetit Meta ka vendosur të miratojë të gjitha kërkesat e kryeministrit.
Presidenti Meta ka miratuar kërkesën e Ramës për shkarkimin e 7 ministrave dhe zv.kryeministres Senida Mesi.
Më konkretisht Meta pranoi kërkesën e Ramës për largimin nga detyra të Ministres se Arsimit Lindita Nikolla, Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, Ministres se Kultures Mirela Kumbaro, Ministrit të Infrastruktures dhe Energjisë Damian Gjiknuri, Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, Ministres se Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato dhe Ministrit për Punet e Jashtme dhe Evropen Ditmir Bushati.
Përvec kërkesave për lirimin nga detyra të ministrave të lartëpërmendur dhe zv.kryeministres, kreu i shtetit ka dekretuar edhe propozimet e Ramës për zëvëndësimin e këtyre emrave me drejtuesit e rinj të 7 ministrive. Gjithashtu është dekretuar emri i Elisa Spiropalit për Ministrine e re të krijuar për Marrëdhenien me Parlamentin si dhe emri i Erion Braces për zv.kryeministër.
Tashmë parlamenti ka afat 10 ditë për të votuar dekretet presidenciale, afat që përkon me fillimin e punimeve të kuvendit në datën 21 janar.
EMRAT E MINISTRAVE TE RINJ
MINISTER I FINANCAVE – ANILA DENAJ
MINISTER I ARSIMIT – BESA SHAHINI
MINISTER I JASHTEM – GENT CAKAJ
MINISTER I ENERGJISE – BELINDA BALLUKU
MINISTER I BUJQESISE – BLEDI ÇUÇI
MINISTER I KULTURES – ELVA MARGARITI
MINISTER I SIPERMARRJES – EDUARD SHALSI
MINISTER PER PARLAMENTIN – ELISA SPIROPALI
ZV/KRYEMINISTER – ERJON BRAÇE