970×90
970×90
970×90
970×90

GENERALI I RESPEKTUAR NGA AMERIKANET RRAHMAN RAMA KANDIDAT PËR DEPUTET

GENERALI I RESPEKTUAR NGA AMERIKANET RRAHMAN RAMA KANDIDAT PËR DEPUTET

Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Rrahman Rama, një figurë e respektuar për kontributin e tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë, do të kandidojë si deputet për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025, shkruan “Gazeta Projekti”.

 

Rama, i cili ka shërbyer si komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe më pas në FSK deri në 2021, është njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të.

Pas aderimit në PDK në mars 2024, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar Ramën si një patriot të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare dhe si një figurë kyçe për forcimin e ushtrisë së Kosovës. Rama shprehu se, përmes këtij roli të ri politik, synon të kontribuojë në sigurinë dhe përparimin e vendit gjatë sfidave aktuale. Vlenë të theksohet se gjeneral Rama gjatë funksionit të ushtruar në krye të FSK-së, ka pasur marrdhënie të shkëlqyer me amerikanët.

Related posts